THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKT PROPOZIME – PROJEKTI EMBRACE. “MODELE SIPËRMARRJEJE QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIE DHE EKONOMI KRIJUESE”

Thirrje për Projekt Propozime

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese

Referenca në Buxhet: Kontrata nr: 2017/394-895

Financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të programit

IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 – Support to Civil Society Organizations capacities

Autoriteti kontraktues i nën-grantimit: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

 Afati i dorëzimit të aplikimeve:

31 Tetor 2018, ora 17:00

 

Thirrje për Projekt Propozime

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me një organizatë italiane: Project Ahead dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Objektivi Specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Mbështetja e ngritjes dhe zhvillimit të ideve të reja të sipërmarrjes sociale ose fuqizimi i ideve ekzistuese, të cilat kontribuojnë në rritjen e përfshirjes sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimit ekonomik të komuniteteve lokale.

 

Kush mund të aplikojë?

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, mobilizimin e punës dhe ekspertizën e burimeve lokale, kohezionin social, lidhjen e njerëzve me komunitetin, integrimin dhe punësimin, veçanërisht të njerëzve me aftësi të kufizuar.

Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është 50,500 EURO

Numri i Projekteve që do të financohen nga kjo Thirrje për Projekt Propozime: Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohen deri në 10 (dhjetë) projekte, subjekt i kësaj Thirrje për Projekt-Propozime.    

Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për aplikime është: minimumi 9 muaj dhe maksimumi 12 muaj. 

Madhësia e Nën-Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë:

Minimumi EUR 3000

Maksimumi EUR 7000

Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një projekt propozim ose si Aplikant ose si bashkë-aplikant.Një aplikim nuk mund të ketë më shumë se një aplikant dhe një bashkë-aplikant.

Gjuha e Projekt propozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Angleze, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:

  • Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Entitetit Ligjor të firmosur dhe vulosur (Shtojca D e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Identifikimit Financiar të firmosur dhe vulosur nga aplikant dhe banka ku kryhen veprimet (Shtojca E e Udhëzuesit për Aplikantët) si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Projekt propozimet duhet të dorëzohen ose të postohen deri më 31 Tetor 2018, ora 17:00 në adresën e mëposhtme:

 

Adresa postare:

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Rruga: Sulejman Delvina, NR 18, H.8, Ap.12,

Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022,

Tiranë, Shqipëri

 

Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit).

Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë.

 

Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 8 tetor 2018 në: ehaska@partnersalbania.org. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 19 tetor 2018 në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.

Katër sesione informimi do të organizohen lidhur me këtë thirrje, si më poshtë:

QYTETI VENDI DATA ORA
Berat Hotel Tomorri 1 tetor 2018 10:00 – 11:30
Tiranë Europe House 3 tetor 10:00 – 11:30
Shkodër Hotel Arifi 4 tetor 2018 10:30 – 12:00
Sesion informimi online 5 tetor 2018 10:00 – 11:30
Udhëzuesi për Aplikantët Shkarko
Forma e Aplikimit për Grante Shkarko
Forma e Buxhetit Shkarko
Korniza logjike Shkarko
Forma e Entitetit Ligjor Shkarko
Forma e Identifikimit Financiar Shkarko