THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKT PROPOZIME – Raundi II – PROJEKTI EMBRACE. “MODELE SIPËRMARRJEJE QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIE DHE EKONOMI KRIJUESE”
Thirrje për Projekt Propozime
EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”
Referenca në Buxhet: Kontrata nr: 2017/394-895
Financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të Mbështetjes për Shoqërinë Civile – IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017
Autoriteti kontraktues i nën-grantimit: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 10 Korrik 2019, ora 17:00
Thirrje për Projekt Propozime
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me një organizatë italiane: Project Ahead dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Objektivi Specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Mbështetja e ngritjes dhe zhvillimit të ideve të reja të sipërmarrjes sociale ose fuqizimi i ideve ekzistuese, të cilat kontribuojnë në përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, mobilizimin e punës dhe ekspertizën e burimeve lokale, kohezionin social, lidhjen e njerëzve me komunitetin, integrimin dhe punësimin, veçanërisht të njerëzve me aftësi të kufizuar.
Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është 66,702.17 EURO
Numri i Projekteve që do të financohen nga kjo Thirrje për Projekt Propozime: Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohen deri në 10 (dhjetë) projekte, subjekt i kësaj Thirrje për Projekt-Propozime.
Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për projekt propozime është: minimumi 9 muaj dhe maksimumi 12 muaj.
Madhësia e Nën-Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë:
Minimumi EUR 3000
Maksimumi EUR 7000
Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një projekt propozim ose si Aplikant ose si bashkë-aplikant.Një aplikim nuk mund të ketë më shumë se një aplikant dhe një bashkë-aplikant.
Gjuha e Projekt propozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Shqipe, sipas formateve të publikuara të aplikimit.
Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:
- Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët)
- Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët)
- Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët)
- si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.
Projekt propozimet duhet të dërgohen deri më 10 Korrik 2019, ora 17:00 vetëm elektronikisht në dy adresat e mëposhtme: ehaska@partnersalbania.org dhe jalite@partnersalbania.org
Konfirmim i marrjes së aplikimit – një email konfirmues do ti dërgohet çdo aplikanti për të konfirmuar marrjen e aplikimit.
Aplikantët duhet të verifikojnë aplikimet e tyre nëse janë të plota dhe përdorin Listën e Verifikimit të Formës së Aplikimit. Aplikimet e paplota dhe që nuk plotësojnë rregullat e vendosura do të refuzohen.
Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë.
Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 20 qershor 2019 në: ehaska@partnersalbania.org; jalite@partnersalbania.org Përgjigjet do të publikohen brenda datës 28 qershor 2018 në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.
Katër sesione informimi do të organizohen lidhur me këtë thirrje, si më poshtë:
10 qershor 2019 (10:30 – 12:00) – Vlorë – Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, Zyra Vlorë, Qendra “Aulona” – ACPD
11 qershor 2019 (10:00 – 11:30) – Shkodër – Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Zyra Shkodër, Lagjia.Kongresi i Permetit; Rr: Studenti,Nd.2, H.1.
12 qershor 2019 (10:30 – 12:00) – Tiranë, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile Rruga e Elbasanit, Pallati Singapor, Kati i 10-të, Ap. 73, Tiranë (në mjediset e “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”)
14 qershor 2019 (10: 30) – Regjistrohuni në linkun si mëposhtë: https://attendee.gototraining.com/r/2037660427815827970
Pyetjet më të shpeshta lidhur me Thirrjen i gjeni në këtë link.
Shtojca A - Forma e Aplikimit | Shkarko |
Shtojca B - Buxheti | Shkarko |
Shtojca C - Korniza Logjike | Shkarko |
Udhëzuesi për Aplikantët | Shkarko |