THIRRJE PËR ANËTARË TË RINJ TË RRJETIT HUB-I RINOR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË
RRJETI I ORGANIZATAVE TË HUB-IT RINOR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË – THIRRJE PËR ANTARË TË RINJ TË RRJETIT
PROGRAMI I NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE DHE MBËSHTETJES FINANCIARE
në kuadër të projektit BP&T për Punësimin Rinor.
PËRSHKRIMI I RRJETIT
Përveç të qenit kandidatë për anëtarësim në BE, një përqindje e ulët e përfshirjes së të rinjve në proceset e rëndësishme vendimmarrëse dhe fakti se politikat aktuale shtetërore që prekin të rinjtë nuk synojnë të inkurajojnë përfshirjen e tyre, janë pika të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ndaj, Rrjeti i Organizatave të Hub-it Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (YBHWBT) u themelua në 2016 në mënyrë që të sigurojë një përfshirje më të madhe të të rinjve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe Turqi. Sot, HUB-i numëron rreth 20 organizata rinore të angazhuara në monitorimin e politikave dhe advokimin e bazuar në hulumtim të zgjidhjeve për përfshirjen politike, ekonomike dhe sociale të të rinjve, me fokus të veçantë punësimin e të rinjve. Rrjeti i organizatave të Hub-it koordinohet nga pesë organizata: Fondacioni Ana dhe Vlade Divac (Serbi), Shoqata Prima (Mali i Zi), Aleanca Rinore – Krusevo (Maqedoni e Veriut), Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri) dhe Fondacioni i Vullnetarëve të Komunitetit (Turqi), dhe mbështetet nga Komisioni Evropian, si pjesë e politikave për avancimin e marrëdhënieve midis autoriteteve shtetërore me të rinjtë.
Anëtarët e rrjetit kanë zhvilluar Indeksin e Pjesëmarrjes së të Rinjve (IPR) – një metodë unike për matjen e nivelit të mundësisë së të rinjve për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse e cila ofron një analizë krahasuese të të dhënave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. IPR-ja tregon se ekziston një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet situatës aktuale në të gjitha vendet krahasuar me vlerat evropiane apo shifrat e synuara nga Strategjia Evropa 2020. Bazuar në rezultatet e IPR-së, raportet e monitorimit kthehen në një udhëzues për rekomandime të politikave të bazuara në prova dhe iniciativa advokuese.
Në bazë të gjetjeve, Indeksi tregon se një nga sfidat më të mëdha në të gjitha vendet lidhet me aspektin ekonomik, çështjen e punësimit të të rinjve. Nga ana tjetër, analiza tregon se të dhënat mbi të rinjtë nga komunitete në nevojë mblidhen në mënyrë të pamjaftueshme dhe jo-konsistente, gjë që përkeqëson pozicionin e tyre në tregun e punës dhe se shumica e këtyre vendeve kanë nivele të larta të të rinjve NEET – person i ri i cili nuk është “në arsim, punësim ose trajnim”. Prandaj, në 4 vitet e ardhshme Rrjeti do të përqendrohet në çështjen e punësimit të të rinjve nga komunitete në nevojë.
Qëllimi i projektit “BP&T për Punësimin Rinor” është të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, demokracive pjesëmarrëse dhe procesit të përafrimit të BE-së me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë në fushën e punësimit të të rinjve me fokus në:
- Krijimin e zgjidhjeve për përmirësimin e politikave të punësimit të të rinjve;
- Rritjen e kapacitetit të OShC-ve për të pilotuar zgjidhje inovative për përmirësimin e punësimit të të rinjve NEET;
- Rritjen e angazhimit dhe ndikimit të OShC-ve në rritjen e vetëdijes publike për punësimin e të rinjve.
Organizatat e kontaktit kombëtar të HUBit – Informacione të mëtejshme rreth programit | ||
Shqipëri | Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim | partners@partnersalbania.org |
Mal i Zi | Prima Association | nvoprima1@gmail.com |
Maqedoni e Veriut | Aleanca Rinore – Krusevo | anelija@youthalliance.org.mk |
Serbi | Fondacioni Ana dhe Vlade Divac | bojana.jevtovic@divac.com |
Turqi | Fondacioni i Vullnetarëve të Komunitetit | gulcin.yuce@tog.org.tr |
THIRRJE PËR ANTARË TË RINJ TË RRJETIT – NDËRTIMI I KAPACITETEVE, DHE MBËSHTETJA FINANCIARE E MENTORIMI PËR OSHC-TË
Ftojmë organizatat e vogla dhe të mesme të angazhuara në përmirësimin e pozitës së të rinjve nga komunitete në nevojë në nivel vendor për t’iu bashkuar punës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Hub-i Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (YBHWBT)
Rrjeti do të synojë dhe do të angazhojë drejtpërdrejt 100 OSHC lokale në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi, duke u ofruar atyre trajnime mbi menaxhimin operacional dhe kontekstin e BE-së si dhe do tu përçojë njohuritë e tyre në lidhje me promovimin dhe pilotimin modeleve të përshtatshme të biznesit dhe punësimit të të rinjve. Gjatë fazës së dytë të programit, 50 nga këto OSHC lokale do të marrin mbështetje financiare dhe mentorim për projektet e tyre.
Kohëzgjatja totale e Programit të Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Mbështetjes Financiare është 18 muaj (6 muaj trajnim dhe mentorim dhe 12 muaj mbështetje financiare). Nga OShC-të do të kërkohet të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda një afati kohor prej 12 muajsh.
Programi i ngritjes së kapaciteteve dhe programi i nën-grantimit do të zbatohet nëpërmjet 4 hapave kryesorë:
Hapi 1: Përzgjedhja e 100 organizatave lokale për të marrë pjesë në Programin e Ndërtimit të Kapaciteteve
Gjatë procesit të parë përzgjedhës do të zgjidhen 100 organizata lokale nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia (20 organizata nga secili shtet). Trajnimet për ndërtimin e kapaciteteve që do të zhvillohen për OShC-të në gjashtë muajt e parë do të ndërtojnë dhe forcojnë kapacitetet në lidhje me kërkesat programatike dhe administrative të programit, dhe kështu do të ndihmojnë OShC-të të krijojnë zgjidhje inovative që nxisin punësimin për të rinjtë nga komunitete në nevojë. Programi është dedikuar për:
- Organizatat e vogla, fondacionet dhe shoqatat – me qarkullim vjetor më të ulët se 15,000 euro
- Organizatat e mesme, fondacionet dhe shoqatat – me një qarkullim vjetor më të lartë se 15.000 euro
Anëtarët e rrjetit të cilët kanë qenë përfitues në programin e mëparshëm të mbështetjes për ndërtimin e kapaciteteve nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë program.
Hapi 2: Programi i ndërtimit të kapaciteteve
Programi i trajnimit do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të OSHC-ve për të përgatitur, zhvilluar dhe prezantuar zgjidhje inovative të punësimit për të rinjtë nga grupe në nevojë (të rinjtë NEET). Programi i Ndërtimit të Kapaciteteve i cili do të organizohet gjatë periudhës Shtator – Nëntor 2021,me synimin për të përmirësuar njohuritë e tyre, aftësitë teknike dhe menaxheriale të nevojshme për pilotimin e modeleve inovative për punësimin e të rinjve.
Secili prej anëtarëve të Rrjetit YHWBT do të organizojë një program trajnimi intensiv 4-ditor në nivel vendi që do të trajtojë temat e mëposhtme:
(1)Promovimi dhe pilotimi i modeleve të punësimit dhe modeleve të biznesit në mënyrë që të rinjtë NEET të mund të angazhohen, duke përfshirë tema të tilla si puna me bizneset lokale, mjetet dixhitale dhe aftësitë për punësimin e të rinjve, etj;
(2) menaxhim projekti dhe financiar,
(3) përafrimi i kontekstit me BE-në,
(4) ndërgjegjësimi dhe vizibiliteti i nismave të financuara nga BE
Në përfundim të programit të trajnimit, organizatat do të ftohen të zhvillojnë projekt-idetë e tyre dhe të aplikojnë për mbështetje financiare.
Hapi 3: Thirrje për projekt propozime, grantdhënia dhe nënshkrimi i kontratave
Thirrja për mbështetje financiare dhe mentorim të projekteve do të jetë e mbyllur vetëm pë grupin e 100 OshC-ve pjesëmarrëse në programin e ngritjes së kapaciteteve (të zgjedhura në Hapin 1). Të paktën 50 OShC nga 100 OshC-të pjesëmarrëse në Programin e Ndërtimit të Kapaciteteve do të zgjidhen nga një Komision Përzgjedhës për mbështetje financiare dhe mentorim të projekteve të tyre që synojnë fuqizimin e të rinjve lokalë NEET dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative të punësimit.
Madhësia e nën-granteve: Çdo grant i kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të jetë ndërmjet shumave minimale dhe maksimale vijuese:
-LOT 1: Shuma maksimale: 5,000 EUR – OSHC me qarkullim vjetor më ulët se 15,000 EUR.
-LOT 2: Shuma maksimale: 10,000 EUR – OSHC me qarkullim vjetor më të lartë se 15,000 EUR.
Pas përzgjedhjes dhe aprovimit të granteve, grantet do të akordohen në Mars 2022. Nënshkrimi i kontratës dhe fillimi i zbatimit të planit të punës është planifikuar në Mars 2022. Zbatimi duhet të përfundojë në Mars 2023. Granti do të mbështesë të paktën 50 nën-grante në total, 10 grante në secilin vend (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi). Kohëzgjatja maksimale e grantit do të jetë 12 muaj.
Hapi 4: Zbatimi i projekteve lokale dhe mbështetja nëpërmjet mentorimit
Gjatë projekteve një vjeçare, përveç mbështetjes financiare, OSHC-të e nën-kontraktuara do të marrin gjithashtu mbështetje nëpërmjet mentorimit mbi menaxhimin operacional dhe financiar, dhe zbatimin e projekteve të tyre, veçanërisht në lidhje me trajnimet për të rinjtë NEET si dhe hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve lokale për rritjen e ndërgjegjësimit. Mbështetja nëpërmjet mentorimit do të përfshijë sesione mentorimi mujore të rregullta të përfaqësuesve të OSHC-ve rinore me qendrat kombëtare dhe takime vjetore të rrjetit në nivel kombëtar gjatë zhvillimit të zgjidhjeve të tyre inovative dhe gjatë zbatimit të tyre.
50 OSHC-të, përfituese të Skemës së Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Mbështetjes Financiare, do të bëhen anëtare të Hub-i Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (YBHWBT) dhe do të përfshihen në aktivitetet e tij si: marrja pjesë në debate vjetore konsultative që u paraprijnë formulimit të propozimeve të politikave në lidhje me të rinjtë NEET; në eventet e informimit publik, në trajnimet e mediave lokale dhe në të gjitha eventet që do të zbatohen në nivel vendor dhe rajonal.
PROCEDURA E APLIKIMIT
Thirrja është e hapur për të gjitha OShC-të e interesuara që veprojnë në komunitete lokale në fushën e të rinjve ose çështjeve socio-ekonomike;
- Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke plotësuar formularin e mëposhtëm të aplikimit
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 shtator 2021
- Pyetjet mund të dërgohen me e-mail tek koordinatorët kombëtarë jo më vonë se 5 shtator 2021
Përzgjedhja e aplikantëve do të jetë konkurruese dhe e bazuar në informacionin e pasqyruar në formularin e aplikimit.