THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
Partnerët Shqipëri fton organizatat jofitimprurëse në Shqipëri të aplikojnë për grante!
Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSH).
Qëllimi i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si më poshtë:
- Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
- Mediat e pavarura
- Minoritetet dhe grupet e margjinalizuara
- Mbrojtja e mjedisit
- Lufta kundër korrupsionit
Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 5 Nëntor 2018 në ora 24:00. Aplikimet e dërguara pas këtij afati, jo të plota dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe formatet e aplikimit, do të refuzohen.
Ju lutemi kini parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze !
Për të ofruar më shumë informacion mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, Partnerët Shqipëri do të organizojë sesione informuese si më poshtë:
Tiranë – datë 12 tetor, Destil Hostel – ora 10:00
Fier- datë 18 tetor, Hotel Fieri – ora 10:30
Shkodër- datë 19 tetor, Hotel Arifi – ora 10:30
Pyetjet më të shpeshta lidhur me Thirrjen i gjeni në këtë link.
Dokumentat për aplikim janë listuar më poshtë.
Ju lutemi kini parasysh se kemi vendosur një version të rifreskuar të dokumentit të kornizës logjike, planit të aktiviteteve dhe buxhetit, publikuar në datën 18 tetor 2018 në ora 17:00. Ju lutemi përdorni këtë version në aplikimin tuaj.
Thirrja për Aplikime dhe Udhëzuesi për Aplikantët | Shkarko |
Instruksione dhe Forma e Aplikimit | Shkarko |
Korniza Logjike, Plani i Aktiviteteve dhe Forma e Buxhetit | Shkarko |