Thirrje për pjesëmarrje në “INNOVATION BOOT CAMPS”

Në kuadër të projektit Work4Youth organizojmë më 12-16 korrik 2021, dy “Innovation Boot Camps” respektivisht në Shkodër për pjesëmarrësit nga Shqipëria, dhe në Podgoricë për pjesëmarrësit nga Mali i Zi.

 

Qëllimi i Projektit Work4Youth

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Work4Youth” të financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, nën IPA II, i cili zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Shoqata për Prosperitet Demokratik –ZiD, dhe “Intelektualët e rinj, Shpresë”.

Projekti ka si qëllim të nxisë punësimin dhe të forcojë përshirjen sociale të të rinjve në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (Rajoni i Shkodrës në Shqipëri dhe bashkitë e Podgoricës, Tuzit, dhe Barit në Malin e Zi), përmes:

  • Përmirësimit të aftësive të të rinjve për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit, bazuar në aftësi inovative, kompetenca dhe njohuri të reja.
  • Rritjes së mundësive për mbështetjen e bizneseve startup të të rinjve të përfshirë në projekt.
  • Rritjes së mbështetjes për sipërmarrësit e rinj dhe të vetëpunësuarve, përmes politikave lokale dhe stimujve financiarë.

 

Për Innovation Boot Camp

“Innovation Boot Camp” është një program 5-ditor*, me fokus në ndërtimin e aftësive praktike të të rinjve të përzgjedhur përmes procesit të aplikimit, të cilët intensivisht do të marrin njohuri dhe informacion duke u aftësuar për t’u përfshirë në veprimtari sipërmarrëse dhe biznesi nëpërmjet përdorimit të qasjeve dhe teknologjive innovative.

Në fund të procesit të aplikimit, 30 të rinj nga rajoni i Shkodrës, komunat e Tuzit, Barit dhe Podgoricës, të moshës 18-30 vjeç, të cilët janë të gatshëm të shërbejnë si nxitës të zhvillimit për komunitetet e tyre lokale, do të zgjidhen për të marrë pjesë në Innovation Boot Camp.

Gjatë ditëve të aktivitetit, përtej zhvillimit të njohurive teknike,  do të  ofrohet mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, konsultim, orientim) nga ekspertë në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit, duke ndihmuar pjesëmarrësit në përgatitjen e një plani biznesi i cili mund të mbështetet më tej nga projekti si një “start-up” i ri.

Në fund të programit 5-ditor,  një juri e përbërë nga ekspertë në fushën e sipërmarrjes dhe bizneseve lokale, do të përzgjedhë tetë (8) ide fituese të cilat do të vazhdojnë të mbështeten dhe promovohen nga projekti deri në gjetjen e mundësive për financim, mentorim, zhvillim etj.

*Programi do të mbulojë të gjitha kostot e transportit (referuar vlerës së transportit publik) si dhe drekën për të gjithë pjesëmarrësit që do të zgjidhen nga ky proces i aplikimit.
**Vetëm për pjesëmarrësit malazezë: Shpenzimet e akomodimit do të mbulohen, gjithashtu.

 

Gjuha e pjesëmarrjes në Innovation Boot-camp

Aplikantët duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze, pasi në program do të organizohen aktivitete ndërkufitare me të rinj dhe aktorë të tjerë nga Mali i Zi.

 

Kriteret e Aplikimit

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë (të moshës 18-30 vjeç) nga rajoni i Shkodrës, bashkitë e Tuzit, Barit, dhe Podgoricës, të cilët kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë.

Inkurajohen të aplikojnë pjesëmarrës nga zonat rurale, të rinjtë me nevoja të veçanta, vajzat, pakicat ose të rinjtë nga grupet e tjera të disavantazhuara.

Aplikantët në mënyrë individuale ose ne grup (ekipe) duhet të dorëzojnë në fazën e aplikimit idenë e tyre për fillimin e një biznesi.

 

Procesi i Aplikimit  

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen përmes platformës Dua Partners Invest në linket e mëposhtëm:

Për aplikantët shqiptarë:

Link: https://bit.ly/3q5vXsv

Për aplikantët malazezë:

Link: https://bit.ly/3xHH9xX

Aplikimet mund të dorëzohen vetëm duke u regjistruar në platformën Dua Partner Invest duke ndjekur hapat më poshtë:

Hapi 1. Së pari do të vendosni adresën tuaj të postës elektronike aty ku thotë: Shtoni adresën;

Hapi 2. Pas kësaj do të duhet ta verifikoni atë në adresën tuaj të postës elektronike dhe faqja do të hapet përsëri për të kompletuar informacionin tuaj (fjalëkalimi / Emri / Mbiemri) dhe klikoni RUAJ;

Hapi 3. Ju do të shihni thirrjen në APLIKIMET NË SKEMAT E FINANCIMIT , dhe klikoni HAP;

Hapi 4.- Ju do të shihni Detajet e Aplikimit për thirrjen “Innovation Boot-camp”. Në fund dhe në të djathtë të faqes klikoni APLIKONI TANI;

Hapi 5. – Ju do të duhet të plotësoni Informacionin e Aplikantëve dhe 6 fushat më poshtë që janë të dhëna të përgjithshme.

Hapi 6. – Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësoni atë me detajet e idesë suaj të biznesit në gjuhët Anglisht  ose  Malazeze ose Shqip;

Hapi 7. – Ngarkoni të plotësuar formularin e aplikimit të idesë suaj të biznesit në seksionin NGARKO DOKUMENT në anën e djathtë të llogarisë tuaj;

Hapi 8. – Aplikantët e përzgjedhur për pranimin në Innovation Boot Camp do të lajmërohen me email pas datës, 6 Korrik 2021.

 

Gjuha për paraqitjen e aplikimeve:

– Për aplikantët shqiptarë: Në gjuhën shqipe ose angleze;

– Për aplikantët malazezë: Në gjuhën malazeze, shqipe ose angleze;

 

Mbështetje për aplikantët

Për të orientuar të rinjtë të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, projekti do të organizojë sesione orientuese lidhur me procesin dhe procedurat e aplikimit. Regjistrohuni sa më shpejt në platformë dhe merrni pjesë në sesionet informuese / orientuese që do të zhvillohen në datat si më poshtë:

Për Shqipërinë:

DATA VENDI ORA
29 Qershor Hotel Rozafa, Shkodër 10:00 – 12:00
30 Qershor Qendra “Hapa të lehtë”, Vau i Dejës 10:00 – 12:00
01  Korrik Bashkia Malësi e Madhe 10:00 – 12:00

 

Për Malin e Zi:

DATE PLACE TIME
24 Qershor JU SMŠ “25. maj” 11:00 – 13:00
25 Qershor Biznis centar Bar, Poslovni Centar Kula A, sprat V 11:00 – 13:00
29 Qershor Training&Event Centre Kuća Čubranovića 1630, adresa Kralja Nikole 36 11:00 – 13:00

 

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në info sesione, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për datën dhe bashkinë përkatëse (sipas tabelës)

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 5 korrik 2021.