THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË “INNOVATION BOOT CAMPS”
Partnerët Shqipëri, ADP-Zid dhe Intelektualët e Rinj “Shpresë” organizojnë “Innovation Boot Camp”, respektivisht në:
- Shkodër për pjesëmarrësit nga Shqipëria, në datat 11-15 Prill 2022
- Podgoricë për pjesëmarrësit nga Mali i Zi, në datat 17-21 Prill 2022
Projekti Work4Youth
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Work4Youth” të financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, nën IPA II, i cili zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Shoqata për Prosperitet Demokratik –ZiD, dhe “Intelektualët e Rinj, Shpresë”. Projekti ka si qëllim të nxisë punësimin dhe të forcojë përfshirjen sociale të të rinjve në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (Rajoni i Shkodrës në Shqipëri dhe bashkitë e Podgoricës, Tuzit, dhe Tivarit në Malin e Zi), përmes:
- Përmirësimit të aftësive të të rinjve për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit, bazuar në aftësi inovative, kompetenca dhe njohuri të reja.
- Rritjes së mundësive për mbështetjen e bizneseve startup të të rinjve të përfshirë në projekt.
- Rritjes së mbështetjes për sipërmarrësit e rinj dhe të vetëpunësuarve, përmes politikave lokale dhe stimujve financiarë.
Për Innovation Boot Camp
“Innovation Boot Camp” është një program 5-ditor*, me fokus në ndërtimin e aftësive praktike të të rinjve të përzgjedhur përmes procesit të aplikimit, të cilët intensivisht do të marrin njohuri dhe informacion duke u aftësuar për t’u përfshirë në veprimtari sipërmarrëse dhe biznesi nëpërmjet përdorimit të qasjeve dhe teknologjive innovative.
Në fund të procesit të aplikimit, rreth 60 të rinj nga rajoni i Shkodrës, komunat e Tuzit, Tivarit dhe Podgoricës, të moshës 18-30 vjeç, të cilët janë të gatshëm të shërbejnë si nxitës të zhvillimit për komunitetet e tyre lokale, do të zgjidhen për të marrë pjesë në Innovation Boot Camp.
Aktivitetet e Innovation Boot Camp
Gjatë ditëve të aktivitetit, përtej zhvillimit të njohurive teknike, do të ofrohet mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, konsultim, orientim) nga ekspertë në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit, duke ndihmuar pjesëmarrësit në përgatitjen e një plani biznesi i cili mund të mbështetet më tej nga projekti si një “start-up” i ri.
Në fund të programit 5-ditor, një juri e përbërë nga ekspertë në fushën e sipërmarrjes dhe bizneseve lokale, do të përzgjedhë tetë (8) ide fituese për secilin Kamp, të cilat do të vazhdojnë të mbështeten dhe promovohen nga projekti deri në gjetjen e mundësive për financim, mentorim, zhvillim, etj.
*Programi do të mbulojë të gjitha kostot e pjesëmarrjes (akomodim, ushqim, transport publik).
Gjuha e pjesëmarrjes në Innovation Boot-camp
Aplikantët duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze, pasi në program do të organizohen aktivitete ndërkufitare me të rinj dhe aktorë të tjerë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Kriteret e Aplikimit
Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë 18-30 vjeç nga rajoni i Shkodrës, bashkitë e Tuzit, Tivarit, dhe Podgoricës, të cilët kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë.
Inkurajohen të aplikojnë pjesëmarrës nga zonat rurale, të rinjtë me nevoja të veçanta, vajzat, grupet minoritare dhe të rinjtë nga grupet e tjera të disavantazhuara.
Aplikantët në mënyrë individuale ose ne grup (ekipe) duhet të dorëzojnë që në fazën e aplikimit idenë e tyre për fillimin e një biznesi.
Procesi i Aplikimit
Të gjitha aplikimet duhet të bëhen përmes platformës Dua Partners Invest në linkun https://bit.ly/3sTp532 duke ndjekur hapat më poshtë:
Hapi 1. Nëse keni krijuar më pare një llogari në Dua Partner Invest, kyçyni në llogari me adresën e emailit dhe fjalëkalimin tuaj. Nëse jo, krijoni një llogari duke vendosur adresën tuaj të postës elektronike aty ku thotë: Shtoni adresën;
Hapi 2. Do të merrni një email automatik që do t’ju kërkojë verifikimin e adresës së vendosur (nëse nuk e merrni këtë email, kontrolloni folderin Spam). Pas verifikimit do t’ju shfaqet një faqe që ju kërkon të vendosni një fjalëkalim, emrin dhe mbiemrin tuaj. Vendosini dhe sërish do t’ju paraqitet pamja kryesore ku mund të kyçeni tashmë në llogarinë që keni krijuar, me emailin dhe fjalëkalimin që keni vendosur.
Hapi 3. Në panelin e llogarisë suaj, gjeni thirrjen Call for applications in the “Innovation Boot Camp 2022”, hapeni dhe klikoni Apliko tani;
Hapi 4. Ju do të duhet të plotësoni informacionin për aplikantët dhe 6 fushat e paraqitura që janë të dhëna të përgjithshme.
Hapi 5. Shkarkoni formularin e aplikimit në gjuhën që ju intereson, plotësojeni atë me detajet e kërkuara, ruani një kopje në kompjuter dhe më pas ngarko në platformë formën e plotësuar.
Hapi 6. Ruajeni draftin e aplikimit tuaj nëse nuk jeni gati për ta dorëzuar ende, përndryshe klikoni Dërgo.
*KUJDES: Pasi e keni dërguar aplikimin nuk mund ta ndryshoni atë. Aplikimet pa formën e plotësuar të ngarkuar në profil do të skualifikohen!
Gjuha për paraqitjen e aplikimeve:
– Për aplikantët nga Shqipëria: Në gjuhën shqipe ose angleze;
– Për aplikantët nga Mali i Zi: Në gjuhën malazeze ose angleze;
Mbështetje për aplikantët
Projekti do të organizojë sesione orientuese lidhur me procesin dhe procedurat e aplikimit, sipas kalendarit më poshtë:
Për Shqipërinë:
16 Mars – Hotel Rozafa, Shkodër – ora 10:00 – 12:00;
17 Mars – Qendra Rinore, Pukë – ora 13:30 – 15:30;
18 Mars –Bashkia Malësi e Madhe – ora 10:30 – 12:30;
Për Malin e Zi:
23 Mars – Tuz – TBC;
25 Mars – Podgorice – TBC;
30 Mars – Event hybrid – TBC;
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në sesionet orientuese, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për datën dhe bashkinë përkatëse brenda datës 13 Mars 2022, ora 17:00:
Për aplikantët nga Shqipëria, në: info@duapartnerinvest.com dhe irsh_director@yahoo.com
Për aplikantët nga Mali i Zi, në: info@duapartnerinvest.com and info@zid.org.me.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 4 Prill 2022.