THIRRJE PËR PJESËMARRJE – Seminar online mbi Sipërmarrjen Sociale
Në kuadër të projektit EYSET, do të zhvillohet një seminari online prej 3-orësh, i shoqëruar me një parapërgatitje online prej afërsisht 6 orësh.
Seminari është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, të cilët janë të interesuar të mësojnë mbi temën, pavarësisht nëse kanë apo jo një ide të mëparshme biznesi/projekti.
Qëllimi i seminarit është të mbështesë të rinjtë në krijimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të qëndrueshme, dhe të aksesueshme në zinxhirin e vlerave të turizmit duke shfrytëzuar sipërmarrjen sociale përmes zhvillimit të ideve dhe planeve të biznesit. Të rinjtë do të mësojnë bazat e asaj që u nevojitet për t’u bërë sipërmarrës social (konceptet kryesore, aftësitë e kërkuara dhe do të krijojnë planin e tyre të biznesit). Pas këtij seminari, ata do të dinë se çfarë është një sipërmarrës social, dhe do të jenë në gjendje të identifikojnë aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme për të qenë një sipërmarrës dhe do të përgatisin një plan të thjeshtë biznesi për të prezantuar idenë apo projektin e tyre të biznesit.
Seminari dhe faza përgatitore do të zhvillohet në anglisht ndaj aplikantët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë aplikantët e interesuar mund të aplikojnë deri më 7 korrik 2023, nëpërmjet linkut: https://shorturl.at/oIP35
Numri maksimal i pjesëmarrësve për secilin shtet është 4, prandaj përzgjedhja e pjesëmarrësve të regjistruar do të bëhet sipas parimit kush aplikon i pari, shërbehet i pari. Mund të aplikoni si individ ose si grup, por vetëm një përfaqësues nga grupi mund të marrë pjesë në seminarin online.
ÇFARË VJEN PAS SEMINARIT?
Pas seminarit do të zhvillohet një konkurs online për planet e biznesit që do të përgatiten gjatë këtij aktiviteti. Tre projektet më të mira do të shpërblehen me një udhëtim në Bruksel, ku do të kenë mundësinë të prezantojnë idenë e tyre para aktorëve të rëndësishëm të sipërmarrjes.
Struktura e seminarit do të jetë si më poshtë:
Faza përgatitore (10 deri në 20 korrik): pjesëmarrësve të përzgjedhur do t’ju dërgohen materiale për t’u përgatitur për seminarin.
Seminari: një seminar tre-orësh që do të zhvillohet më 21 korrik 2023, nga ora 10:30 deri në 13:30 CET.
Vazhdimi (opsionale): Për ata që duan mbështetje dhe kanë më shumë pyetje rreth përgatitjes së planit të tyre të biznesit, është planifikuar një fazë vijuese për të ndjekur përgatitjen e planeve të biznesit nga data 24 deri më 28 korrik.
Afati i fundit për paraqitjen e planit tuaj të biznesit në konkurs: 18 gusht.
Fillimi i periudhës së votimit (konkursi): 1 shtator.
Rezultatet e konkursit: 15 shtator.
Online seminar | Shkarko |