THIRRJE PËR PJESËMARRJE – Seminar online mbi Sipërmarrjen Sociale

Informacion mbi Seminarin:

Në kuadër të projektit EYSET, më 25 tetor do të mbahet online një Seminar mbi Sipërmarrjen Sociale.  Nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë seminar përveçse do të mësoni më shumë mbi sipërmarrjen sociale së bashku me të rinjtë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, mund të fitoni edhe një udhëtim në Bruksel në fund të nëntorit.

Qëllimi i seminarit është të mbështesë të rinjtë në krijimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të qëndrueshme, dhe të aksesueshme në zinxhirin e vlerave të turizmit duke shfrytëzuar sipërmarrjen sociale përmes zhvillimit të ideve dhe planeve të biznesit.

 

Në këtë seminar:

 

  • Do të mësoni konceptet bazë që ju nevojiten për t’u bërë sipërmarrës social (konceptet kryesore, aftësitë e kërkuara, plani i biznesit);

 

  • Do të përgatisni një plan të thjeshtë biznesi për të prezantuar idenë ose projektin tuaj të biznesit. Nëse dëshironi, në fund të seminarit ju mund të dorëzoni planin tuaj të biznesit (nëpërmjet një video) në konkurs dhe të konkurroni për çmimin e një udhëtimi në Bruksel.

 

  • Seminari është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, të cilët janë të interesuar të mësojnë mbi temën, pavarësisht nëse kanë apo jo një ide të mëparshme biznesi/projekti.

 

  • Gjuha e punës në seminar është anglishtja.

 

Data dhe Ora e Seminarit:

Data: 25 October 2023

Ora: 10:30 – 13:30 CET

 

Aplikimi:

Të gjithë aplikantët e interesuar mund të aplikojnë deri më 8 tetor 2023, nëpërmjet linkut: https://shorturl.at/hvwAK

  • Vetëm 4 aplikantë do përzgjidhen për pjesëmarrje në seminar

Numri maksimal i pjesëmarrësve për Shqipërinë është 4, prandaj përzgjedhja e pjesëmarrësve të regjistruar do të bëhet sipas parimit kush aplikon i pari, shërbehet i pari. Mund të aplikoni si individ ose si grup, por vetëm një përfaqësues nga grupi mund të marrë pjesë në seminarin online

 

ÇFARË VJEN PAS SEMINARIT?

ÇMIMI

Pas seminarit, pjesëmarrësit kanë mundësinë të dorëzojnë dhe të marrin pjesë me planin e tyre të biznesit në një konkurs online, ku katër projektet më të mira do të fitojnë një udhëtim në Bruksel.  Për të marrë pjesë në konkurs duhet të dërgoni një video të shkurtër (60 deri në 90 sekonda), në anglisht ose në shqip, por në këtë rast duhet të jetë me titra në anglisht) nëpërmjet së cilës do  të prezantoni idenë/modelin e biznesit tuaj social. Në përgatitjen e videos jeni të lirë ta ndërtoni dhe prezantoni, sipas dëshirës tuaj. Në këtë link mund të aksesoni disa sugjerime.

Katër projektet më të mira ( fituesit e konkursit) do të shpërblehen me një udhëtim në Bruksel, ku do të kenë mundësinë të marrin pjesë në konferencë dhe të  prezantojnë idenë e tyre para aktorëve të rëndësishëm të sipërmarrjes .

 

Procesi dhe Fazat e Seminarit:

Faza përgatitore për pjesëmarrësit (12 deri në 24 tetor):  pjesëmarrësve të përzgjedhur për të marrë pjesë në seminar do t’ju dërgohen materiale për t’i lexuar dhe për t’u përgatitur për seminarin.

Seminari: një seminar tre-orësh që do të zhvillohet më 25 tetor 2023, nga ora 10:30 deri në 13:30 CET.

Vazhdimi (opsionale): Për ata që duan mbështetje dhe kanë më shumë pyetje rreth përgatitjes së planit të tyre të biznesit, është planifikuar një fazë vijuese për të ndjekur përgatitjen e planeve të biznesit  nga data 26 deri më 27 tetor.

Afati i fundit për dorëzimin e videos dhe planit tuaj të biznesit në konkurs: 30 dhe 31 tetor 2023.

Fillimi i periudhës së votimit (konkursi): 1 deri më 8 nëntor.

Results of the competition: 10 November

Rezultatet e konkursit: 10 nëntor.

Logjistika e Udhëtimit ( nëse jeni një prej fituesve të konkursit): 11- 17 nëntor.

Takimi në Bruksel: 28-29 nëntor