Thirrje për propozime për vlerësimin përfundimtar të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën

SHPALLJE E FTESËS PËR OFERTIM

Në kuadër të Programit të shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë, KCSF fton subjektet e regjistruara (private apo jo-për-përfitim) të dorëzojnë propozimin e tyre për vlerësimin përfundimtar të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën, sipas specifikimeve të paraqitura në Termat e Referencës për këtë thirrje.

Ofertat duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 06/2022 në subjektin e emailit. Në këtë tender pranohen vetëm propozimet në gjuhën angleze. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dërgim të propozimeve është data 9 shtator 2022, ora 23:59.

Të gjitha informatat e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen në linkun më poshtë.