THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR NGRITJEN E “ZYRAVE TË SHËRBIMIT TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS” NË NIVEL VENDOR

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe RisiAlbania shpallin “Thirrjen për shprehje interesi” për ngritjen e “Zyrave të Shërbimit të Këshillimit të Karrierës” në nivel vendor. 

Kjo thirrje për shprehje interesi vjen në vijim të punës të projektit RisiAlbania, i cili synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një nga fushat ku është fokusuar projekti është zhvillimi i shërbimeve të karrierës për të përmirësuar qasjen e të rinjve ndaj mundësive, informacionit dhe shërbimeve të tregut të punës. Për këtë qëllim projekti ka punuar për rritjen e kapaciteteve të institucioneve ofruese të shërbimit të karrierës (si bashki, universitete, ofrues privatë), për rritjen e kapaciteteve të këshilluesve të karrierës dhe për zhvillimin e përmbajtjes / informacionit mbi tregun e punës dhe mjeteve të  nevojshme (si teste vlerësuese karriere).

RisiAlbania është një projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Aktualisht projekti ka hyrë në fazën e tij të tretë (1 Nëntor 2021 – 31 Tetor 2025).

Qëllimi i kësaj thirrjeje është shtrirja e shërbimeve të qeverisjes vendore në mbështetje të të rinjve për tu orientuar drejt karrierës së suksesshme dhe mundësive për punësim. Modeli i ngritjes së zyrës për këshillimin e karrierës është pilotuar aktualisht në Bashkinë Tiranë.  Prej vitit 2021, zyra është funksionale dhe ofron mundësi vetë-shërbimi, këshillim karriere individual, këshillime dhe trajnime ne grup. Përmes kësaj thirrjeje për shprehje interesi, Partnerët Shqipëri dhe RisiAlbania, në bazë të një procesi vlerësimi do të përzgjedhin 3-4 Bashki të cilat do të përfitojnë nga skema e mbështetjes për ngritjen e zyrave të këshillimit të karrierës në nivel vendor.

Për më shumë informacion gjeni si më poshtë:

  • Udhëzuesin për Bashkitë – i cili jep informacion mbi qëllimin e thirrjes dhe procesin e shprehjes së interesit
  • Aneks 1 Informacion mbi shërbimet e Zyrave të Këshillimit të Karrierës
  • Aneks 2Formularin për Shprehjen e Interesit
  • Aneks 3Deklarata për tu nëshkruar nga Titullari i Bashkisë

Partnerët Shqipëri dhe RisiAlbania do të zhvillojnë 2 sesione informimi dhe 3 vizita studimore në Zyrën e Këshillimit të Karrierës në Tiranë

Shënim: Referojuni kalendarit indikativ për datat e vizitave studimore dhe dërgoni në adresën e email:  jalite@partnersalbania.org datën në të cilën do të merrni pjesë.

Partnerët Shqipëri dhe RisiAlbania do të koordinojnë vizitat studimore në datat përkatëse.

 Afati i fundit i dorëzimit të paketës së shprehjes së interesit është data 3 qershor 2022, brenda orës 17.00.

Paketa e shprehjes së interesit duhet të dërgohet elektronikisht në adresën e email: jalite@partnersalbania.org

Udhëzuesi për Bashkitë Download
Aneks 1- SHERBIMET E ZYRES SE KËSHILLIMIT TË KARRIERËS Download
Aneks 2 - Formular për Shprehjen e Interesit Download
Aneks 3 - Deklarata e Bashkisë Download