Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në eventin “Prezantim i modeleve të sipërmarrjeve – partneritet me biznesin”

Partnerët Shqipëri në vijim të punës së saj në mbështetje të modeleve të biznesit të OSHC-ve në vend, i kushton një rëndësi të veçantë ngritjes së urave të bashkëpunimit me sektorin privat për njohjen e punës së OSHC-ve në drejtim të shërbimeve me pagesë, sipërmarrjeve sociale që manaxhojnë, produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit në drejtim të zhvillimit të biznesit.

Në këtë kuadër, PSH do të organizojë në 12 maj 2021 eventin “Prezantim i modeleve të sipërmarrjeve – partneritet me biznesindhe fton të gjitha OSHC-të e interesuara të aplikojnë për pjesëmarrje.

 

Çfarë është ky event”?

Do të jetë një event një ditor takimesh gjysëm të strukturuara, në formën e speed – dating, midis përfaqësuesve të OSHC-ve që ofrojnë shërbime me pagesë, manaxhojnë sipërmarrje sociale dhe sektorit privat me qëllim krijimin e kontakteve përmes ekspozimit direkt; prezantimit dhe promovimit të shërbimeve dhe produkteve dhe gjetjen e formave të mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen.

 

Si do të realizohet?

  • Plotësoni Formën e Aplikimit – prezantoni profilin tuaj; çfarë lloj shërbimi/produkti, ekspertize dhe teknologjie jeni të interesuar të promovoni.
  • Shprehni interesin mbi llojin e biznesit që doni të takoni dhe cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky takim.
  • Jini të përgatitur për prezantimet tuaja gjatë takimeve me bizneset pjesëmarrëse të cilat do të zgjasin 5-10 minuta. Kartvizitat personale dhe materialet promocionale janë mjetet e duhura për prezantimin e shërbimeve /produkteve që jeni të interesuar të promovoni.
  • Afati i fundit për dorëzimin e formës së aplikimit është data 6 maj 2021! Aplikimet duhet të dërgohen në adresën partners@partnersalbania.org.

 

Nxitoni  – vendet janë të limituara!

Partnerët Shqipëri do të përzgjedhë 15 OSHC për të marrë pjesë në këtë aktivitet!

Përzgjedhja do të bazohet në parimin – kush aplikon i pari, përzgjidhet!

 


Ky aktivitet organizohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit “RISE-ALB: Rafforzamento dell’Imprenditorialità Sociale in Albania” (AID 011864), mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) dhe projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Forma e Aplikimit Shkarko