Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në sesionin online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, për forcimin e demokracisë vendore”
Partnerët Shqipëri, në kuadër të Projektit LevizAlbania, organizon Sesionin Online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, për forcimin e demokracisë vendore”.
Ekspertë nga Instituti për Kërkime dhe Analiza Politikash nga Lituania do të sjellin eksperiencën e tyre mbi iniciativat që synojnë rritjen e transparencës së qeverisë vendore, dhe metodat inovative të përfshirjes së qytetarëve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Sesioni do të organizohet në datën 24 tetor 2017, ora 10:00 – 12:00
Prezantimi dhe diskutimi do të zhvillohen në gjuhën ANGLEZE.
Ky sesion është i hapur për organizata të shoqërisë civile që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania.
LëvizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan, dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë prezantim, ju lutemi të shprehni interesin duke dërguar me e-mail deri më 20 tetor 2017, emrin tuaj, emrin e organizatës, qytetin dhe kontaktet tuaja (numër telefoni dhe adresë e-maili), në adresën kkeruti@partnersalbania.org.
Kërkesat teknike për pjesëmarrësit
- Kompjuter
- Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
- Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
- Kufje ose altoparlant