Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në sesionin online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, për forcimin e demokracisë vendore”

Partnerët Shqipëri, në kuadër të Projektit LevizAlbania, organizon Sesionin Online “Prezantimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, për forcimin e demokracisë vendore”.

Ekspertë nga Instituti për Kërkime dhe Analiza Politikash nga Lituania do të sjellin eksperiencën e tyre mbi iniciativat që synojnë rritjen e transparencës së qeverisë vendore, dhe metodat inovative të përfshirjes së qytetarëve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Sesioni do të organizohet në datën 24 tetor 2017, ora 10:00 – 12:00

Prezantimi dhe diskutimi do të zhvillohen në gjuhën ANGLEZE.

Ky sesion është i hapur për organizata të shoqërisë civile që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania.

LëvizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti  zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan, dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

 

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë prezantim, ju lutemi të shprehni interesin duke dërguar me e-mail deri më 20 tetor 2017, emrin tuaj, emrin e organizatës, qytetin dhe kontaktet tuaja (numër telefoni dhe adresë e-maili), në adresën kkeruti@partnersalbania.org.

 

Kërkesat teknike për pjesëmarrësit

  • Kompjuter
  • Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
  • Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
  • Kufje ose altoparlant

 

mjetet1