Thirrje për shprehje interesi – Program trainimi “Politikëbërje me pjesëmarrje”

Partnerët Shqipëri do të organizojë dy trajnime rajonale në “Politikëbërje me Pjesëmarrje” për organizatat e shoqërisë civile, në datat:

21-22 qershor në Tiranë (09.30-14.00)
21-22 qershor në Vlorë (09.30-14.00)

 

 

Përmes këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të mund të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për përfshirjen në procese politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Trajnimet do të drejtohen nga znj. Karolina Mikova, Drejtore Ekzekutive e Partnerëve për Ndryshim Demokratik Sllovaki dhe znj. Zora Pauliniova, trajnere dhe eksperte. Të dyja lehtësueset kanë eksperiencë mbi 20 vjeçare në ofrimin e programeve të trajnimit dhe ekspertizës ndërkombëtare në çështjet e përfshirjes së publikut në proceset vendimmarrëse, zhvillimit të shoqërisë civile, demokracisë me pjesëmarrje, zhvillimit të komunitetit dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën ANGLEZE, prandaj kërkohet që pjesëmarrësit të zotërojnë një nivel të mirë njohurish në këtë gjuhë.

Kandidatët e interesuar për të ndjekur programin e trajnimit janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit, brenda datës 14 qershor 2018.

Për shkak të numrit të limituar të vendeve, do të pranohen vetëm 15 organizata (duke ndjekur parimin kush aplikon i pari përzgjidhet). Partnerët Shqipëri do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur, të cilët do të informohen më tej mbi detaje të organizimit të aktivitetit.

apliko_tani


Projekti “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” po zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.