TRAJNIM NË FUSHËN E KËRKIMIT SHKENCOR PËR ORGANIZATAT ANËTARE TË REJA TË #YBH4WBT

Mbledhja e të dhënave reale, analizimi dhe pergjigjja e disa pyetjeve apo çështjeve specifike, thellimi i metëjshëm i të kuptuarit të çështjes apo zgjerimi i njohurive mbi të, është një proces periodik për t’u realizuar nga çdo organizatë, në mënyrë që të arrijë qëllimin e saj social në përgjithësi, dhe në veçanti ndërtimin e fushatave advokuese sa më aktuale si dhe zbatimin e ndërhyrjeve sa më efektive.

Për këtë qëllim, antarët me të rinj të rrjetit #YBH4WBT në Shqipëri, në tetor 2018 u bënë pjesë e një trajnimi të detajuar në fushën e kërkimit shkencor. Trajnimi u përqëndrua në mënyrat e zgjedhjes së përqasjes kërkimore më të përshtatshme kundrejt çështjes kërkimore,  metodologjisë kërkimore apo studimore, kampionimit, strukturës së hartimit të politikës/artikullit kërkimor, përdorimi efikas i refencave etj.

Pjesëmarrësit dhe ekspertët e PSh diskutuan eksperiencat e tyre të mëparshme kërkimore duke u ndaluar në aspektet problematike dhe vështirësitë e hasura, me qëllim përmirësimin e projekteve kërkimore në të ardhmen.


Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqata për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.