Trajnim në Planifikim Strategjik për anëtarët e rinj të rrjetit #YBH4WBT
Në shtator 2018, antarët me të rinj të rrjetit #YBH4WBT në Shqipëri, u angazhuan në një program trajnimi sfidues siç është ai në Planifikim Strategjik. Si është duke punuar organizata dhe a po ndërmerr rrugën dhe hapat e duhura në përmbushje të misionit të saj? Procesi i Planifikimit Strategjik i vjen në ndihmë organizatës pikërisht në përgjigje të këtyre dy pyetjeve, duke siguruar një sens drejtimi dhe duke përcaktuar objektiva të matshme. Ai është një mjet shumë i mirë për të udhëhequr në vendimet e përditëshme organizative, për të vlerësuar progresin si dhe ndryshimin e përqasjes për të ecuar përpara. Gjatë trajnimit, organizatat grantmarrëse, me ndihmën e ekspertëve të PSh, zhvilluan një analizë të detajuar të strukturës menaxheriale aktuale të organizatës, fushave programatike dhe shërbimeve, burimeve financiare dhe njerëzore, partnerëve dhe rrjeteve etj. Në përfundim, të tre organizatat zhvilluan një Plan Veprimi Strategjik me qëllim arritjen e rezultateve afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqata për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.