Trajnime dhe asistencë për zhvillimin e një modeli biznesi për shitjen e shërbimeve për grupin e dytë të OJF-ve perfituese

Partnerët Shqipëri që prej muajit janar 2018, vijon programet e trajnimit, asistencës dhe mentorimit për OJF-të pjesëmarrëse në raundin e dytë të programit “Shoqëri civile financiarisht e qendrueshme = Shoqëri civile aktive” në çështje si:  analiza organizative, tregut dhe konkurrentëve në lidhje me shërbimet me pagesë; zhvillimi i një plani biznesi, strategjie marketingu dhe zbatimin e një strategjie shërbimi me pagesë relevante dhe të shëndetshme për OJF-të.

20180112_104613 DSC01142 520A446C-A25C-4EBE-A2AC-0D903653DC50

20180413_144814 20180413_152243 20180413_153714


Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.