U-IMPACT- Nga pjesëmarrja qytetare tek ndikimi në politikat e BE
Partnerët Shqipëri është një nga nëntë organizatat partnere që po zbatojnë projektin “U-Impact- Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e BE”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa për Qytetarët”.
Projekti koordinon përfshirjen e qytetarëve me autoritetet publike në nivel kombëtar dhe evropian në tetë shtete anëtare të BE-së dhe një shtet kandidat, me qëllim zhvillimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për rritjen e ndikimit të nismave qytetare në procesin e hartimit të politikave në BE.
U-Impact bazohet në përvojën pozitive të partnerëve në realizimin e projektit “Aksion i bashkuar qytetar për një Bashkim Evropian më të fuqishëm dhe më pranë qytetarëve” (JoiEU), në të cilin pjesëmarrësit diskutuan dhe dhanë propozime për politikat në disa fusha që lidhen me qytetarinë evropiane.
Vizitoni faqen e internetit të projektit për më shumë informacion: http://u-impact.net/