Vetëvlerësim i OSHC-ve për zhvillimin efektiv

Të nderuar kolegë të OJF-ve!

Ju inkurajojmë të merrni pjesë në sondazhin që synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile për të vetëvlerësuar punën e tyre bazuar në Parimet e Stambollit për Zhvillimin Efektiv të OSHC-ve.

Parimet e Stambollit për Zhvillimin Efektiv të OSHC-ve udhëheqin veprimtarinë dhe praktikat e organizatave të shoqërisë civile në fusha të ndryshme, duke përfshirë veprimtarinë në nivel komunitar, advokimin e politikave, adresimin e emergjencave humanitare e deri tek zhvillimi afatgjatë i shoqërisë civile.

Pyetësori është instrument i një studimi që Partnerët Shqipëri po ndërmerr në kuadër të projektit “Framework for Country Programming” mbështetur nga IBON International përmes CSO Partnership for Development Effectiveness (CPDE).

Të dhënat e mbledhura nga ky pyetësor janë konfidenciale dhe do të përdoren në mënyrë të agreguar me përgjigjet e pjesëmarrësve të tjerë në studim.

Afati i fundit i plotësimit është 18 shtator 2022!

Nëse keni ndonjë pyetje, lutemi mos hezitoni të kontaktoni Kostandina Këruti

 

Plotësoni sondazhin këtu