VIJOJNË PROGRAMET PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË OJF-VE NË FUSHËN E SIPËRMARRJES SOCIALE

Partnerët Shqipëri ofroi një seri trajnimesh dhe vijon seancat e asistencës teknike për 17 OShC-të pjesëmarrëse në raundin e tretë të programit EMBRACE.

Programi ka për qëllim krijimin e sipërmarrjeve sociale të reja dhe zhvillimin e atyre ekzistuese duke asistuar përfituesit për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve lokalë dhe ndërkombëtarë në fushën e sipërmarrjes sociale, krijuar partneritete me sektorin e biznesit dhe për tu pozicionuar më mire në treg brenda kuadrit ligjor dhe regullator në vend.

Programi i ndërtimit të kapaciteteve përfshiu temat e mëposhtme: Zgjedhja e ideve të biznesit; Hapat nga një ide drejt krijimit të një sipërmarrjeje sociale; Pse nevojitet dhe zhvillimi i një plan biznesi; Ndërtimi i një strategjie dhe mjeteve të marketingut; etj.

Një seri seancash mentorimi me ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e sipërmarrjeve sociale do të vijojë gjatë muajve në vazhdim.