“WISES SI MJET PËR ZHVILLIMIN E SIPËRMARRJES RINORE LOKALE” – WORKSHOP ONLINE

Në 12 tetor ora 9:30 – 11:00 CET, Rrjeti European Network of Social Integration Enterprises – ENSIE dhe partnerët në projektin #WISEs4Youth ku bën pjesë edhe Partnerët Shqipëri, do të zhvillojnë workshopin ONLINE “WISEs si mjet për zhvillimin e sipërmarrjes rinore lokale” me fokus në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë workshop do të prezantohet projekti #WISEs4Youth si një mundësi për të rinjtë duke qenë se projekti synon zhvillimin e sipërmarrjes sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu do të ketë pjesëmarrje nga aktorë të ndryshëm të Ballkanit perëndimor të cilët do të diskutojnë mbi:

· si të inkurajohet përfshirja e të rinjve në sipërmarrjet sociale në rajon;
· si WISEs mund të kenë një ndikim në tregun lokal të punës,
· arsyet përse zhvillimi i WISE-ve në Ballkanin Perëndimor është veçanërisht i rëndësishëm.

Tirana si kryeqyteti i Rinisë 2022 do të ketë një fokus të vecantë në workshop.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Javës së Rajoneve Evropiane (European Regions Week).

Për më shumë informacion dhe për të marrë pjesë në këtë workshop vizitoni linkun: https://bit.ly/3Ufh2e3