Youth Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – WB&T for EmploYouth

Që prej 2016, Partnerët Shqipëri është pjesë e rrjetit Youth Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Organizatat partnere janë Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri, Fondacioni Ana i Vlade Divac në Serbi, Youth Alliance Krusevo në Maqedoni, organizata “Prima” në Mal të Zi, dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit në Turqi.

Qëllimi i rrjetit është të nxisë përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve dhe të rejave përmes zbatimit të nismave advokuese, krijimit të partneritetit me palët e interesuara dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Një ndër aktivitetet kryesore të rrjetit është monitorimi i vazhdueshëm i situatës lidhur me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve. Të dhënat e monitorimit bazuar në një set indikatorësh të përcaktuar, paraqiten në formën e një raporti vjetor për secilin shtet.

Që prej marsit 2020, rrjeti po zbaton projektin rajonal “WB&T for EmploYouth”, që synon ofrimin e zgjidhjeve të informuara për përmirësimin e politikave rinore për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ky projekt, përpos advokimit përmes dokumentave politikë të prodhuar, synon gjithashtu ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve lokale me qëllim gjenerimin e ideve inovatore të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e punësimit të të rinjve në NEET. Ndërhyrja gjithashtu do të shoqërohet me mbështetjen financiare të 10 organizatave për të vënë në veprim idete e tyre.

  • Në vitin 2018, rrjeti përzgjodhi në secilin nga vendet anëtare, tre organizata lokale përfituese të programit të granteve. Qendra Youth Act nga Tirana, “Epoka e Re” në Fier dhe “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” në Fushë-Arrëz ishin tre organizatat grantmarrëse nga Shqipëria.
  • Në dhjetor 2021, Partnerët Shqipëri shpalli Thirrjen e dytë për Propozime, si pjesë e së cilës u përzgjodhën për financim 8 iniciativa të reja.

 

Organizatat e mbështetura me grante përmes YHWBT

 

Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2020 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2019 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2018 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2017 Shkarko
Raporti vjetor për Shqipërinë, i monitorimit të pjesëmarrjes politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, 2016 Shkarko