Zhvillohet eventi i katërt “Rrathë Dhurues” 2023

Eventi i katërt crowdfunding “Rrathë Dhurues” që organizuam mbrëmjen e 13 qershorit, u karakterizua nga emocione të veçanta ku individë të pasionuar ndanë historitë e komuniteteve që synonin të ndihmonin, duke prekur thellësisht të pranishmit me imazhet e qarta dhe prezantimet e ndjera.

Të frymëzuar nga mesazhet e fuqishme, individët dhe institucionet pjesëmarrëse ofruan mbështetjen e tyre, duke filluar nga kontributet monetare deri tek ofrimi i ekspertizës profesionale dhe kontributeve vullnetare, me përditësime të vlerës së dhurimeve të shfaqura në ekranin e madh në kohë reale.

Suksesi i eventit i tejkaloi pritshmëritë duke demonstruar fuqinë e bashkimit dhe ndjeshmërinë kolektive, duke lënë tek të gjithë të pranishmit një kujtim që do të mbetet gjatë, dhe duke përforcuar besimin se duke punuar së bashku mund të adresojmë çështjet sociale dhe të sjellim ndryshime pozitive.
Sërish, edhe këtë vit shuma totale e mbledhur prej 𝟐,𝟓𝟏𝟏,𝟖𝟕𝟗 Lekë e tejkaloi disa herë objektivin e vendosur prej 900,000 lekë në total, duke rikonfirmuar çka kemi parë edhe në eventet e mëparshme Rrathë Dhurues, ndjeshmërinë qytetare dhe solidaritetin ndaj komuniteteve në nevojë.
Evente të tilla kanë fuqinë e jashtëzakonshme të shfaqin ndjeshmëri dhe transformim brenda secilit individ, duke lënë një ndikim të thellë në komunitetet që përfitojnë nga këto dhurime e mbështetje. Kontributet në mbështetje të tre kauzave sociale vijojnë.

Përfaqësuesit e organizatave zbatuese shprehën mirënjohjen e tyre dhe treguan se si këto dhurime do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve të cilave u shërbejnë.

 

Njëzet e pesë fëmijë me nevoja të veçanta do të marrin shërbime terapeutike për të zhvilluar aftësitë e jetës dhe për t’u integruar, përmes aktiviteteve të zhvilluara sipas nevojave. Nisma është ndërmarrë nga Global Care Albania.

Mund të vijoni të mbështesni iniciativën në llogarinë më poshtë:
FOND.GLOBAL CARE ALBANIA
BANKA KOMBËTARE TREGTARE
AL8620511210748389CLTJCFEURA
421748389CLTJCFEURA9
Swift Code: NCBAALTX

 

 

 

“Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë” do të jetë një vend më tërheqës si për turistët vendas ashtu edhe për turistët e huaj, pasi të rinjtë vullnetarë do të vendosin stola dhe tavolina, tabela informuese, si dhe do të rrisin ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të parkut. Nisma është ndërmarrë nga Soek-In, Qendra Rinore Librazhd.

Mund të vijoni të mbështesni iniciativën në llogarinë më poshtë:

SHOQATA RINORE SOEK-IN
OTP BANK Albania
Nr. Llogarisë: 902425123002748890
Swift Code CRBAALTRXXX

 

 

Parku “Marigo Posio” do të kthehet në një hapësirë rekreative të gjelbër, relaksuese, plot gjallëri, që nxit kohezionin social dhe i shërben të gjithë komunitetit, përfshirë të moshuarit e Vlorës ku ata mund të kalojnë kohën në mënyrë cilësore, duke përfshirë edhe një kënd lojrash për fëmijët duke nxitur kështu solidaritetin mes brezave. Nisma është ndërmarrë nga CELIM Albania.

Mund të vijoni të mbështesni iniciativën në llogarinë më poshtë:
CELIM Shqipëri
BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Nr.llogarise (ALL) 410774792CLTJCLALLQF
Swift Code: NCBAALTX

 

Falenderim dhe mirënjohje të gjithëve për kontributet!

 


Ky event është pjesë e nismave të Partnerët Shqipëri për promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri.  Rrathë Dhurues 2023 u mbështet nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe  Rockefeller Brothers Fund.