Zhvillohet eventi Rrathë Dhurues Shqipëri 2021

Partnerët Shqipëri , në vijim të nismave të saj për promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri duke synuar rritjen e mbështetjes publike ndaj grupeve në nevojë, organizoi mbrëmjen e 24 qershorit ankandin e dytë të dhurimit LIVE “Rrathë Dhurues”, në mbështetje të tre iniciativave të përzgjedhura përmes një procesi aplikimi, të cilat do të transformojnë jetën dhe do të sjellin ndryshime të qendrueshme sociale për komunitete në nevojë.

Rrathë Dhurues (Giving Circle) është një event që zhvillohet në 24 vende të botës, duke mbledhur së bashku individë të cilët përmes shembullit të tyre personal dhurojnë për kauza sociale duke treguar një ndjenjë të lartë qytetarie dhe solidariteti njerëzor.

Rrathë Dhurues 2021 mblodhi së bashku rreth 80 pjesëmarrës, individë, përfaqësues të sektorit të biznesit, komunitetit të donatorëve, institucioneve diplomatike, shoqërisë civile, medias etj., të cilët ofruan mbështetje financiare, materiale, dhe konsulencë falas për zbatimin e tre iniciativave të prezantuara.

  • “Hapa të vegjël”- Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
  • “Qendra Multifunksionale Thumanë”- Organizata Vizioni i Ri
  • “Këndi i Studimit” – Qendra Tek Ura

Shuma totale e mbledhur prej 3,035,150 Lekë e tejkaloi objektivin e vendosur prej 900,000 lekë në total, duke konfirmuar edhe njëherë ndjeshmërinë qytetare dhe solidaritetin ndaj komuniteteve në nevojë.

Vizitoni këtu një galeri fotosh nga eventi.

 

Iniciativat e mbështetura përmes Rrathe Dhurues 2021 Shkarko