ZHVILLOHET EVENTI RRATHË DHURUES SHQIPËRI 2022
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në vijim të nismave të saj për promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri duke synuar rritjen e mbështetjes publike ndaj grupeve në nevojë, organizoi mbrëmjen e 16 qershorit ’22 ankandin e tretë të dhurimit “LIVE” “Rrathë Dhurues” në mbështetje të tre iniciativave të përzgjedhura përmes një procesi aplikimi, të cilat do të transformojnë jetën dhe do të sjellin ndryshime të qendrueshme sociale për komunitete në nevojë.
Rrathë Dhurues (Giving Circle) është një event që zhvillohet në shumë vende të botës, duke mbledhur së bashku individë të cilët përmes shembullit të tyre personal dhurojnë për kauza sociale duke treguar një ndjenjë të lartë qytetarie dhe solidariteti njerëzor.
Rrathë Dhurues 2022 mblodhi së bashku rreth 90 pjesëmarrës, individë, përfaqësues të sektorit të biznesit, komunitetit të donatorëve, institucioneve diplomatike, shoqërisë civile, medias etj., të cilët ofruan mbështetje financiare, materiale, dhe konsulencë falas për zbatimin e tre iniciativave të prezantuara.
Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm! një iniciativë e Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, do të kontribuojë në ngritjen e shërbimit stomatologjik pranë Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” për t’u ofruar shërbim mbi 400 fëmijëve të Njësisë Administrative nr. 4, në Tiranë.
Mund të vijoni të mbështesni iniciativën në llogarinë më poshtë:
Emërtimi i llogarisë: QENDRA SHQIPTARE ZHVILLIMIN FAMILJES
Banka: Banka Kombëtare Tregtare
SWIFT KODI: NCBAALTX
IBAN: AL7320511557002252CLOTCLALLA
Pop-up book! një iniciativë e organizatës SHKEJ, e cila do të kontribuojë në krijimin e një hapësirë miqësore, letrare,zhvilluese dhe inovatore në ambjentet e shkollës “Ferraj” e cila frekuentohet nga 148 nxënës.
Emri i Llogarisë: SHOQ.KOMBETARE EDUKIM PER JETEN (SHKEJ)
Emri i Bankës: BANKA KOMBËTARE TREGTARE
IBAN-i: AL9820511210623316CLTJCLALLA
Swift Kodi: NCBAALTX
Monedha: ALL
Nadja e mirë gjyshërit tanë! një iniciativë e Roots Ngo do të kontribuojë në ndërtimin e një hapësire rekreative për moshat e treta në qytetin e Shkodrës.
Mund të vijoni të mbështesni iniciativën në llogarinë më poshtë:
Emri: SHOQATA RINORE ROOTS
Banka:Intesa Sanpaolo Bank
Nr.llogarise:10791931801 LEK
IBAN: AL89208110080000010791931801
Swift code:USALALTR
Shuma totale e mbledhur prej 2,100,000 Lekë e tejkaloi objektivin e vendosur prej 900,000 lekë në total, duke konfirmuar sërish ndjeshmërinë qytetare dhe solidaritetin ndaj komuniteteve në nevojë.
Vizitoni këtu një galeri fotosh nga eventi.