OFRIMI I SHËRBIMEVE PËR SEKTORIN JOFITIMPRURËS

Përmirësimi i aftësive të kapitalit njerëzor, ndihma për zhvillim institucional, dhe zhvillimi drejt rritjes dhe qendrueshmërisë kanë qenë fokusi i ofrimit të shërbimeve të PA-së për sektorin jofitimprurës, duke përdorur një qasje dinamike bazuar në nevoja për t’i adresuar ato.  Janë ofruar qindra programe të ngritjes së kapaciteteve përmes sesionive të trajnimit dhe mentorimit, organizimit të diskutimeve tematike, lehtësimit të proceseve dhe dialogut me palët e interesuara dhe partnerët, bazuar në kërkesa dhe nevoja, krahas  programeve si pjesë e fushave programatike të punës të PA-së. Partnerët Shqipëri përdor qasje të ndryshme metodologjike si mjete efektive për të udhëhequr sektorin jofitimprurës drejt zhvillimit dhe qendrueshmërisë përmes zhvillimit së kapitalit njerëzor, angazhimit të suksesshëm në punën advokuese dhe monitoruese dhe ndikimit në komunitetet që i shërben.

Lexoni më shumë këtu mbi Kurrikulën e Trajnimit të Partnerëve Shqipëri për sektorin jofitimprurës.