Challenge Fund | EU for Innovation 2023-2026
Challenge Fund është skema e granteve të projektit EU4Innovation, Faza II, 2023-2026 në mbështetje të start-up-eve inovatore. Fondi menaxhohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe zbatohet në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.
Qëllimi i Challenge Fund është të përmirësojë dhe të diversifikojë mundësitë e financimit për bizneset e reja dhe MSME-të shqiptare, me zgjidhje inovative (p.sh. produkte, shërbime, modele biznesi, procese) dhe (ii) start-up me përmbajtje të spikatur teknologjike me zgjidhje inovative (p.sh., produkte, shërbime, modele biznesi, procese) dhe (ii) biznese fillestare me përmbajtje të spikatur teknologjike. Fondi është i hapur për start-up-et e krijuara rreth koncepteve novatore të biznesit, të regjistruara ose që do të regjistrohen dhe operojnë në Shqipëri.
Përfituesit e granteve do të zgjidhen në bazë konkurruese. Përzgjedhja do të kryhet në mënyrë transparente bazuar në kritere specifike, duke përfshirë një komision vlerësimi me ekspertizë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të gjitha aspektet e fondit do të zhvillohen në mënyrë dixhitale, përfshirë procesin e aplikimit. Fituesit e grantit do të ofrojnë bashkëfinancim për financimin e marrë nga Chf.
Challenge Fund përfshin gjithashtu hartimin dhe ofrimin e një programi për ndërtimin e kapaciteteve me qëllim rritjen e kapaciteteve të NMVM-ve dhe bizneseve fillestare shqiptare për të inicuar dhe/ose forcuar iniciativat e tyre të biznesit që nxisin zhvillimin gjithëpërfshirës, përmes integrimit të trajnimeve, mentorimeve dhe vizitave studimore në sipërmarrje të tjera.
Challenge Fund | EU4Innovation 2023 – 2026 u lançua në një aktivitet publik që u zhvillua në datën 17 nëntor 2023, në ambjentet e Piramidës së Tiranës. Eventi bëri bashkë donatorë, qeverinë, agjenci të zhvillimit dhe komunitetin e biznesit, me pjesëmarrjen e nderuar të Sh.T. Ambasadorit Suedez Z. Niklas Strom, Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Znj. Delina Ibrahimaj, Z. Hubert Perr, Kreu i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE në Shqipëri, Dr. Iven Schad, Kreu i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, Znj. Elira Demiraj, Drejtore e Përgjithshme për Zhvillimin Ekonomik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Eventi u moderua nga Znj. Petra Burcher, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën Suedeze.
Ky aktivitet shënoi hapjen e Thirrjes së Parë për Aplikime të Challenge Fund, e cila qëndroi e hapur deri më 22 dhjetor 2023. Nga 247 aplikime të marra si pjesë e saj, u vlerësuan 20 startupe fituese.
Thirrja e Dytë për Aplikime u hap në 9 maj dhe u mbyll në 21 Qershor 2024. Vijon procesi i vlerësimit.