Afati i fundit për aplikim në programin “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”

Data 28 shkurt 2017 është afati i fundit për aplikim në programin “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive”.

Programi është i hapur për organizata të shoqërisë civile nga i gjithë vendi, që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale.

Për më shumë informacion mbi programin klikoni këtu.