Takim informues për OJF-të në Tiranë

Në kuadër të punës së saj për fuqizimin e kapaciteteve të sektorit jo-fitimprurës, Partnerët Shqipëri po zbaton një program që synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave përmes identifikimit të modeleve të reja të biznesit, në funksion të gjenerimit të të ardhurave e rritjes së pavarësisë nga burimet e zakonshme të financimit nga donatorët, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Në datën 8 shkurt, ora 10.00, në ambientet e Hotel Mondial në Tiranë, do të zhvillohet takimi informues me organizatat e këtij rajoni.

Për më shumë mbi këtë program klikoni këtu.