OSHC-të shqiptare synojnë të përmirësojnë proceset e vlerësimit të rrezikut
OSHC-të punojnë së bashku për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet tyre, qeverisë, organeve mbikëqyrëse dhe institucioneve financiare, për të kufizuar masat e dëmshme në emër të LPP/LTF. Në Shqipëri, të gjitha OSHC-të konsiderohen si subjekte me rrezikshmëri të lartë në këtë drejtim. Ata kanë bashkuar forcat me autoritetet tatimore dhe aktorë të tjerë shtetërorë, si dhe institucionet financiare për të zhvilluar metoda për përmirësimin e këtyre rregulloreve.
Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim përshkruan sesi PSH së bashku me OSHC të tjera po punojnë për të sjellë ndryshime dhe për të kufizuar masat e dëmshme në emër të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit.