Kush jemi

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.

Partnerët Shqipëri është anëtare e Kodit të Standardeve të Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri, dhe luan rolin e Sekretariatit të Kodit përmes Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile.

Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Partnerët Shqipëri është anëtare edhe e disa rrjeteve të tjera globale, rajonale dhe evropiane si  BCSDN, ECAS, DIESIS, ANNA LINDH, WINGS, Alliance for Peacebuilding, CHANCE – Civil Hub Against orgaNised Crime in Europe, etj.

 

 

Njihuni me disa të dhëna rreth impaktit të punës sonë në 20 vite!