Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri
Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile është një platformë informimi dhe shërbimesh që kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile:
Informim mbi:
-Kuadrin ligjor dhe zhvillimet më të fundit në sektor (website, help desk, Q&A, studimet e ndryshme nga vendi, rajoni e më gjerë);
-Të dhëna për OSHC-të dhe të dhëna për rrjetet;
-Mundësitë e financimit.
Fuqizim i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile:
-Vlerësime periodike të nevojave të OSHC-ve;
-Programe trajnimi dhe asistence teknike;
-Kodi i Standardeve;
-Fuqizimi i OSHC-ve për rritje të pjesëmarrjes në çështje të integrimit europian;
-Shërbime me pagesë për sektorin (informim për fonde, trajnime etj).
Nxitje e debatit publik dhe lehtësimi i proceseve advokuese për cështje në interes të sektorit.
Rrjetëzim dhe ndërtim të partneritetit mes OSHC-ve brenda dhe jashtë vendit.