Paketa e mbështetjes për sektorin e OSHC-ve në kushtet e emergjencës COVID19

Emergjenca Covid-19, shoqëruar me kushtet e karantinës kanë krijuar një seri sfidash për punën e sektorit jo-fitimprurës. Këto sfida ndër të tjera kërkojnë forma të reja alternative pune të personelit të organizatave si dhe të ofrimit të shërbimeve për përfituesit. Në këto kushte, Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, pas nevojave të identifikuara përmes vlerësimit të kryer në këtë drejtim, konstatoi se nevoja e organizatave për të pasur akses në platforma online si mënyra për vazhdimin e veprimtarisë, kombinuar kjo në shumë raste me nevojën për trainim në përdorimin e tyre, është e lartë.  Ndaj në përgjigje të këtyre nevojave, PSH dhe Qendra Kombëtare Burimore do të ofrojnë DY PAKETA mbështetje të shpejtë.