2 vjet Programi EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese!
11/Maj/20
Kjo broshurë informuese paraqet rrugëtimin e sipërmarrjeve sociale të mbështetura përmes programit të ndërtimit kapaciteteve, skemave të financimit, rrjetëzimit kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërtimit të partneritetit me biznesin, proceseve advokuese mbi kuadrin ligjor dhe rregullator në vend, etj.
Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Projekti zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.