Advokasia dhe Zgjedhjet Vendore, Eksperienca e Partnerëve Shqipëri 2011
Në 8 maj 2011, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet vendore për kryetarët dhe këshillat e Njësive të Qeverisjes Vendore. Këto zgjedhje ishin të parat të mbajturasipas Kodit të ri Zgjedhor të miratuar në vitin 2008.
Partnerët Shqipëri zbatuan për të dytën herë një përqasje advokuese për të mbështetur procesin demokratik përmes prezantimit dhe zbatimit të praktikave demokratike të pjesëmarrjes qytetare në proceset zgjedhore.
Kjo nismë ndihmoi në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor; përmirësoi nivelin e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe liderëve të ardhshëm vendorë; nxiti dialogun dhe ndikimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile në axhendën e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe rriti përgjegjshmërinë e liderëve të zgjedhur. Kjo nismë orientoi qytetarët sesi të përdorin zgjedhjet përtë arritur qëllimet e përbashkëta duke bashkëpunuar me njëri – tjetrin.
Partnerët Shqipëri asistoi organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e tjera të interesit si: intelektualët, studentët, gratë etj në formimin e koalicioneve lokale dhe në identifikimin e çështjeve prioritare. PSh gjithashtu punoi në drejtim të rritjes së kapaciteteve të tyre në hartimin dhe zbatimin e fushatave të advokasisë rreth çështjeve prioritare të identifikuara. Fushatat e advokasisë kulmuan me marrjen e premtimeve për realizimin e çështjeve nga të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie në Berat, Elbasan, Pogradec e Korçë. Monitorimi i premtimeve dhe takime diskutimi mes koalicioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive respektive pasuan zgjedhjet vendore, për të identifikuar mënyrat dhe mundësitë e realizimit të këtyre premtimeve, si dhe për të mobilizuar të gjithë aktorët nënivel lokal.
Ky publikim thekson praktikat e pjesëmarrjes qytetare në fushatën zgjedhore për pushtetin vendor që rezultuan gjatë zbatimit të këtij projektit.
Advokacia dhe Zgjedhjet Vendore 2011 | Shkarko |