Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave

Që prej viti 2019, AIEN në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri po zbaton projektin “Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave”.

Akademia synon të kontribuojë në përgatitjen e një Shqipërie Europiane, të bazuar në parimet e respektimit të shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, lirisë, sipërmarrjes së lirë ekonomike, solidaritetit dhe pjesëmarrjes qytetare, nëpërmjet edukimit, përgatitjes, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm dhe qytetarëve të përfshirë dhe prekur nga reformat dhe procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë.

Në muajin tetor, Partnerët Shqipëri prezantuan studimin “Shoqëria Civile dhe procesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian- Një vlerësim i dyanshëm i kapaciteteve të OSHC-ve dhe gadishmërisë së institucioneve për përfshirjen e tyre në këtë proces”.


Ky projekt mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU) në kuadër të fondeve IPA të Bashkimit Evropian.

Procesi i integrimit të shoqërisë civile dhe Shqipërisë në BE - Raport Përmbledhës Shkarko