Fakte mbi aktivitetin filantropik 2020

Viti 2020 ishte fatkeqësisht sërish një vit i vështirë për shkak të pandemisë globale Covid-19. Kjo situatë ndryshoi përgjithmonë mënyrën tonë të të jetuarit, na prezantoi me një realitet të ri dhe përsëri na rikujtoi rëndësinë e filantropisë, solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë që mundësuan zbutjen e pasojave dhe ofrimin e një burimi mbështetjeje për të gjithë njerëzit e prekur drejtpërdrejtë apo tërthorazi.
Përmes një monitorimi të kujdesshëm ditor të dhurimeve, fushatave dhe eventeve të publikuara në media të ndryshme, media sociale, faqet e internetit të institucioneve publike dhe jopublike gjatë vitit 2020, u regjistrua një shumë dhurimi prej 103,688,004 Lekë (844,411 Euro).

Fakte mbi aktivitetin filantropik 2020 Shkarko