Fituesit e konkursit kombëtar “Biznese të Gjelbërta” ndër vite
Kjo Broshurë është përgatitur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Ajo paraqet sipërmarrje sociale të mbështetura përgjatë viteve përmes Konkursit Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta në Shqipëri. Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta i organizuar nga Partnerët Shqipëri që prej vitit 2012, synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.
Gjatë konkursit, fituesit përzgjidhen midis finalistëve – përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, sipërmarrjeve sociale, sipërmarrjeve të biznesit të vogël dhe individëve – që konkurojnë në dy fasha kryesore sipas maturimit të idesë: Fasha 1: Ide biznesi në fazë konceptuale Fasha 2: Biznes në fazat e para të zhvillimit Tre fitues në nivel kombëtar bëhen automatikisht pjesë e konkursit rajonal “Balkan Green Ideas”, së bashku me fituesit nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia.