Gatishmëria e OSHC-ve për përfshirjen në aktivitete që gjenerojnë të ardhura
Partnerët Shqipëri ka përgatitur Udhëzuesin “Gatishmëria e OJF-ve për Përfshirjen në Aktivitete që Gjenerojnë të Ardhura” i cili shërben si një material burimor për të gjitha OSHC-të e interesuara për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve me pagesë.
Ky udhëzues kombinon këshillat e dhëna nga sektori i biznesit, si një klient potencial i shërbimeve të ofruara nga OJF-të, me praktikat më të mira shqiptare dhe ndërkombëtare në aktivitetet që gjenerojnë të ardhura.
Udhëzuesi është përgatitur në kuadër të projektit “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme” = Shoqëri civile aktive”, i cili synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të OSHC-ve, duke u mundësuar atyre të eksplorojnë një model të ri biznesi, duke përfshirë eksplorimin e burimeve të reja të të ardhurave si një mënyrë për të siguruar qendrueshmërinë e tyre, pavarësinë nga burimet e zakonshme të financimit nga donatorët dhe institucionet, dhe për të gjetur metoda të reja për të forcuar impaktin e tyre në komunitetet lokale.
Gatishmëria e OSHC-ve për përfshirjen në aktivitete që gjenerojnë të ardhura | Shkarko |