HARTËZIMI DHE VLERËSIMI I RRJETEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRI

Forcimi i rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) është një element i rëndësishëm i zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Qëllimi i këtij studimi është të sigurojë një hartëzim të Rrjeteve të OShC-ve dhe të vlerësojë kapacitetet dhe nevojat për të mbështetur më tej zhvillimin dhe punën e vazhdueshme të rrjeteve, koalicioneve dhe grupeve aktive të komunitetit (rrjeteve të mundshme) në Shqipëri. Një vlerësim i tillë shërben për të siguruar informacion, ngritur pyetje dhe për të filluar një diskutim rreth rrjeteve, në kontekstin e zhvillimit të tyre. Lexoni këtu studimin