Impakti i punës sonë në 20 vjet!

Ky vit shënon 20 vjetorin e Partnerëve Shqipëri!

Ai vjen në kohëra shumë të vështira, kur njerëzimi po përballet prej mëse një viti me një krizë shëndetësore globale, duke ndikuar ekonominë dhe duke sfiduar të drejtat e liritë. Pra, për ne ky 20 vjetor është një kohë për të reflektuar në të kaluarën, për të bërë një vlerësim të rezultateve, për të vlerësuar mbështetjen dhe për t’u përqëndruar në të ardhmen.

Arritjet tona janë rezultat i besimit në kompetencat dhe lidershipin tonë nga përfituesit dhe mbështetësit tanë, i partneriteteve të përkushtuara profesionale në nivel global dhe punonjësve të përkushtuar përgjatë viteve.

Themeli i udhëtimit tonë mbështetet në ëndrrat, guximin, qëndrueshmërinë dhe besnikërinë ndaj vlerave të organizatës sonë. Duke parë në të ardhmen, misioni ynë do të vazhdojë të jetë suksesi i organizatave, individëve dhe institucioneve që ne mbështesim, të drejtuar nga transparenca dhe përgjegjshmëria, partneritetet e hapura dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

 

 

Disa nga arritjet dhe impakti i punës sonë në 20 vjet!