Karakteristikat dhe Sfidat e Sipërmarrjeve Sociale në Shqipëri
11/Sht/20
“Karakteristikat dhe Sfidat e Sipërmarrjeve Sociale në Shqipëri” është raporti më i fundit i përgatitur nga Partnerët Shqipëri në fushën e sipërmarrjes sociale. Raporti eksploron karakteristikat e SS-ve në Shqipëri sipas tre parimeve kryesore: dimensioni social, dimensioni ekonomik dhe struktura qeverisëse, dhe prezanton sfidat dhe nevojat që ato kanë për zhvillimin e tyre.