Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2022
17/Kor/23
Ndër rekomandimet kryesore të raportit, theksohet: Integrimi i sistemeve të agjencive shtetërore me Regjistrin e ri elektronik të OJF-ve, për të shmangur raportimin e dyfishtë nga OJF-të, dhe për të siguruar një kuptim të qartë për madhësinë dhe vlerën ekonomike të sektorit; Ndryshimi i kuadrit ligjor të Parandalimit të Pastrimit të Parave/ Luftës Kundër Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT) dhe riklasifikimi i sektorit të OJF-ve me “rrezik të ulët” për çështjet e PPP/LFT bazuar në Metodologjinë e Vlerësimit të Rrezikut të OJF-ve ndaj Financimit të Terrorizmit në Shqipëri; Qeveria duhet të angazhohet seriozisht dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të siguruar zbatimin e masave të Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile 2019-2023, brenda afateve të tij.
Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2022 | Shkarko |