Mbështetja e sektorit të OSHC-ve për t’u përshtatur me emergjencën COVID-19 – Raport vlerësimi
08/Pri/20
Situata e emergjencës Covid-19 solli një seri pasigurish për sektorin jo-fitimprurës. Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri kryen një vlerësim të shpejtë të situatës së OShC-ve, së bashku me një thirrje publike drejtuar komunitetit të donatorëve në vend për të reaguar ndaj situatës me më shumë fleksibilitet dhe mbështetje të synuar.
Raporti i gjetjeve të vlerësimit ofron një përmbledhje të ndikimit të situatës në aktivitetet e sektorit dhe nevojat specifike për t’u përshtatur me situatën. Bazuar në gjetjet, PSH dhe Qendra Kombëtare Burimore do të ofrojnë një paketë mbështetje për sektorin.
Raport vlerësimi - Mbështetja e sektorit të OSHC-ve për t'u përshtatur me emergjencën COVID-19 | Shkarko |