MEKANIZMA ALTERNATIVË MBËSHTETËS & FINANCIARË PËR SIPËRMARRJET SOCIALE
Ky dokument politikash synon të tërheqë vëmendjen ndaj mekanizmave premtues mbështetës dhe financiarë, të cilët mund të ndihmojnë start-upet dhe sipërmarrjet sociale në fazat e tyre të para, që të konkurrojnë në treg dhe të jenë të qëndrueshme.
Në të përshkruhen karakteristikat e inkubatorëve të biznesit, akseleratorëve, ëngjëjve të biznesit dhe fondeve të kapitalit sipërmarrës si mekanizmat më të spikatur që përdoren në ditët e sotme. Nga ana tjetër shpjegohet se si funksionojnë këto mekanizma, çfarë ofrojnë, ndryshimet midis tyre dhe rolin e tyre në lidhje me sipërmarrjet sociale. Publikimi paraqet disa rekomandime politikash të bazuara në praktikat më të mira evropiane që adresojnë vendimmarrësit dhe sipërmarrjet sociale në mënyrë që të krijohet një ekosistem mundësues për këto mekanizma.