Nga heshtja në fuqi: Një përgjigje rajonale ndaj SLAPP-eve në Ballkanin Perëndimor

Në një kohë kur shqetësimet për kërcënimet ndaj hapësirës publike, lirisë së shprehjes dhe angazhimit të shoqërisë civile janë në rritje, Paditë Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPPs) po shfaqen si një kërcënim serioz për bazat themelore të pjesëmarrjes demokratike.

Raporti për Shqipërinë “Nga heshtja në fuqi: Një përgjigje rajonale ndaj SLAPP-eve në Ballkanin Perëndimor” ofron një analizë të plotë të problemeve dhe sfidave që paraqiten nga SLAPP-et në Shqipëri si dhe rekomandime praktike për adresimin e tyre.

Raporti ofron një analizë të hollësishme, duke shpjeguar natyrën e SLAPP-eve, shqyrtuar kornizën ligjore dhe rregulloret aktuale, si dhe duke vlerësuar përhapjen dhe ndikimin e tyre mbi aktivistët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat. Ai gjithashtu analizon taktikat dhe strategjitë e përdorura nga paditësit dhe të paditurit, dhe ofron rekomandime për të adresuar nevojat.

Shfletoni më poshtë raportin në anglisht, së shpejti raporti do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe.

From Silence to Strength: A Regional Response to SLAPPs in the Western Balkans (Country report for Albania) Shkarko