Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe qytetarëve në vendimmarrje, një studim mbi kuadrin ligjor rregullator dhe praktikën në Shqipëri
Studimi “Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe qytetarëve në vendimmarrje, një studim mbi kuadrin ligjor rregullator dhe praktikën në Shqipëri“, paraqet një përmbledhje të kornizës ligjore dhe rregullatore që ndikon në pjesëmarrjen dhe angazhimin qytetar, informacion mbi konceptet bazë të pjesëmarrjes qytetare dhe një vend kryesor në studim zë vlerësimi i angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që ato përfaqësojnë në proceset vendimmarrëse në nivel vendor dhe qendror, faktorët mundësues dhe sfidat e ndeshura gjatë përvojës së tyre.
Ky studim u përgatit nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe financim të qeverisë Suedeze.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe qytetarëve në vendimmarrje, një studim mbi kuadrin ligjor rregullator dhe praktikën në Shqipëri | Shkarko |