Platformat Crowdfunding – Një Burim Alternativ i Financimit

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri prezanton studimin “Platformat Crowdfunding – Një Burim Alternativ i Financimit”, që është një nga metodat më inovatore të ngritjes së fondeve.

Përdorimi i Platformave Crowdfunding (PCve) është duke u rritur jo vetëm mes organizatave jo-fitimprurëse, në veçanti organizatave me bazë komunitare, por edhe mes sipërmarrësve dhe projekteve individuale. Në Shqipëri, platformat Crowdfunding janë më pak të eksploruara nga sektori i shoqërisë civile, por jo vetëm. Ky studim ka si qëllim të inkurajojë sektorin për të përdorur këtë burim alternativ financimi, për ti ndihmuar në diversifikimin e fondeve, si dhe thellon diskutimin me aktorët relevantë për krijimin e një infrastrukture për  platformat Crowdfunding në vend.

 


Ky publikim është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund i SHBA-së.

Studimi "Platformat Crowdfunding - Një Burim Alternativ i Financimit" Shkarko