Raport Vjetor 2020
22/Kor/21
Të nderuar kolegë, partnerë dhe institucione mbështetëse,
kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin Vjetor 2020 !
Ka qenë një vit i paprecedent, gjatë të cilit bota u përball me sfidën më të madhe në njëqind vitet e fundit, pandeminë e Covid-19.
Si një ekip u bashkuam për të mbështetur njëri-tjetrin në këto kohë të vështira emocionalisht, por edhe për të mbështetur përfituesit tanë, nga përfituesit e granteve të OJF-ve te sipërmarrjet sociale, e sektori jofitimprurës në tërësi.
Viti 2020 ka qenë testi më i madh i rezistencës që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë për ne si individë, institucionet që punojmë e drejtojmë, sistemet e ofrimit dhe të manaxhimit të shërbimeve që kemi krijuar, por ndjehemi shumë krenarë që kemi bërë më të mirën për t’u përballur me sfidat dhe për t’i adresuar ato, ndërsa janë akoma të pranishme.
Ju falenderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin në punën dhe profesionalizmin tonë.