Raport Vjetor 2021
20/Kor/22
Të nderuar miq, kolegë, partnerë e mbështetës,
kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin Vjetor 2021!
kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin Vjetor 2021!
Viti 2021 shënoi 20 vjetorin e Partnerëve Shqipëri. Ky përvjetor erdhi në vitin e dytë të pandemisë globale të Covid-19, kur “adaptueshmëria” ishte një nga termat më të folur dhe më të diskutuar. Dhe për ne në Partnerët Shqipëri, ishte koha për të reflektuar mbi të kaluarën, për të bërë një bilanc të rezultateve dhe sfidave dhe për të ndërtuar shpresën për të ardhmen brenda ekipeve dhe përfituesve tanë, si mënyra për të përballuar kohët e vështira.
Jemi krenarë për arritjet e deritanishme dhe përfitojmë nga rasti të shprehim falënderimin për të gjithë mbështetësit, partnerët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e përpjekjeve tona 20 vjecare.
Ndërsa hyjmë në dekadën e tretë të punës sonë dhe shikojmë drejt së ardhmes, misioni ynë do të vazhdojë të jetë suksesi i organizatave, individëve dhe institucioneve që mbështesim, të nxitur nga transparenca dhe llogaridhënia, partneritetet e hapura dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.